75 Mall Live Search
12:28 / E Martë, 21 Prill 2026 / AR

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

Kryetarja e parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me qeverinë për sektorin e energjisë.

Pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti të mos e keqpërdor foltoren e kuvendit.

“Zotëri Haradinaj ju lutem të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tilla në Kuvendin e Kosovës, mos mendo që e përforcon argumentin, duke përdorur gjuhë jo parlamentare. Mos e keqpërdor këtë foltore të kuvendit, është hera e fundit që ta tërheqi vërejtjen, nuk ke asnjë replikë me mua”, tha kryeparlamentarja.