75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / k.v

Haxhiu jep detaje për shkarkimin e drejtorëve të burgjeve në Pejë e Prizren, tregon kur hapet konkursi

Drejtori i Burgut të Prizrenit, Heset Loku dhe Drejtori i Burgut të Pejës, Arif Beqa janë shkarkuar të mërkurën nga detyra prej ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këto shkarkime ku dhe kishte siguruar vendimet.

Shkarkimet lidhen me një rast ngacmimi seksual të ndodhur në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ku atë kohë Loku dhe Beqa ishin në krye të kësaj qendre dhe dyshohet se kishin mbyllur rastin pa u zhvilluar hetim përkatës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se komisioni hetimor ka gjetur që ka pasur shkelje të rëndë të detyrave. Kurse sa i përket emërimit të drejtorëve në këto qendra, Haxhiu tha se në fillim të vitit të ardhshëm planifikojnë të hapin konkursit për të zgjedhur njerëz profesionist që e duan punën.

“Që nga momenti që kam marrë detyrën jam njoftuar me shumë parregullsi në qendrën korrektuese me qëllimin që të prishim rehatinë që kanë ndërtuar për këto qendra dhe vendosjen e ligjshmërisë në institucionet korrektuese. Sa i përket rastit në fjalë kam larguar nga detyra dy drejtor njërin në Prizren dhe tjetrin në Pejë për faktin se ka pasur  paraprakisht një komision hetimor që është ngritur për këto dy raste sepse kemi marrë informacion që këta dy zyrtar kanë mbajtur fshehur një ngacmim seksual që kishte ndodhur në qendrën në Lipjan”, ka thënë Haxhiu në një prononcim për Ekonomiaonline./IndeksOnline/