75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Haxhiu jep lajmin e madh për Projektligjin e statusit të punëtorëve të arsimit në vitet 90’ta

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte ndaluar grevën e paralajmëruar për datën 13 prill pasi  ishte vendosur që Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99 të shkojë në Kuvend.

Ndërkohë sot nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur lajmin se tashmë të gjithë deputetët kanë pranuar Projektligjin në mënyrë postare që ai të ketë mundësi të procedohet.

“Pas një debati të organizuar në vitin 2013 dhe pas rekomandimeve të Komisionit Parlamentar të atëhershëm i cili e obligonte qeverinë që në afat prej 3 muajsh të sjellë Projektligjin e punëtorëve të viteve 90’ta, megjithatë jemi në vitin 2018 dhe kjo Qeveri ka sjellë këtë Projektligj. Falënderojë Qeverinë e Kosovës sepse mbi të gjitha edhe deputetët shumica e tyre por edhe qeveritarët janë ish-nënës të këtyre punëtorëve të viteve të 90’ta. Ky Projektligj që nga viti shkollor 90-91, 98’99, trajton njohjen e validitetit shkollor të këtyre viteve duke përcaktuar statusin dhe njohjen e stazhit përmes beneficioneve të veçanta për kategoritë që ndërtuan sistemin arsimor në kushte shumë të vështira”, ka thënë deputetja Haxhiu, shkruan Indeksonline.

“Jam shumë e bindur se të gjitha grupet parlamentare ashtu siç kemi të bëhet ligj dhe i zbatueshëm që bashkërisht të jemi bashkë edhe institucionet bashkëkohor bashkë me secilin mësimdhënës të jemi të bashkuar të bëjmë arsimin ashtu siç duhet”, ka shtuar Haxhiu./Indeksonline/