23:16 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas komunikatës së fundit të lëshuar nga IKShPK-ja, ku ky institucion reagoi lidhur me lajmet për infektimin e kryeministrit Avdullah Hoti me COVID-19.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se keqpërdorimi i llogos së IKShPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni.

Postimi i plotë:

Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.
Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!