Haxhiu: Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në FB ka thënë se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.
Duke folur rreth kësaj, Haxhiu, ka thënë se Qeveria aktuale po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.
Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.
Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.
Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.