09:18 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Haxhiu: Klinikat me COVID, janë shndërruar vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit

Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, përmes një postim të bërë në rrjetin social Facebook, ka folur për gjendjen aktuale si pasojë e pandemisë.

Ai ka thënë se edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja, teksa ka propozuar që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vërtetë jemi të çuditshëm!
Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja.

Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit.
Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur.
Ka probleme substanciale organizative, profesionale , shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës.
Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së coronavirusit.
Dhomat e pacientëvetë të infektuar me coronavirus janë të mbushura me familjarë, po ashtu koridoret përplot me civilë e familjarë të pacientëve. Në këto koridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparata për dezinfektim. Po ashtu nuk ka vi ndarëse me ambientet e kontaminuara dhe kjo rezulton me përhapje të virusit nga klinikat.

Institucionet siç është p.sh. Kuvendi i Kosovës dhe të tjerët që i kanë vendosur kabinat dezinfektuese në hyrje të objektit le t’i dhurojnë ato për klinikat me COVID-19.

Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë.
Të fillojnë punën menjëherë specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri me 31.12.2020 dhe me pasë me pagesë nga viti i ardhshëm.

Të krijohen ekipet mjekësore profesionale për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha klinikat me COVID-19.
Të punohet urgjentisht në përgaditjen e hapësirave për pranim të numrit edhe me të madh të pacientëve të mundshëm.

Ju lutem të keni kujdes sepse situata është në limitet e kapciteteve shëndetësore dhe humane,është buzë kolapsit!