75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 15 Korrik 2025 / LB

Haxhiu konfirmon se do të ketë një takim të ri Kurti-Limaj: Kemi vullnet për bashkëpunim

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se do të zhvillohet një takim mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt.

Haxhiu nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka një vullnet të qartë nga të dyja palet për bashkëpunim, por që tani për tani nuk ka asgjë konkrete.

Duke folur për seancën e sotme, ajo ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim, pasi qëndrimi i partive opozitare nuk ka ndryshuar./IndeksOnline/