17:33 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / S Z

Haxhiu: Krejt jeta politike e Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’a regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haxhiut, jeta politike e kryeministri Kurt është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

Postimi i plotë i tij:

Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.

I fali 1000 hektarë tokë për një anëtarësim në KE. 

U dorëzua në luftë…!

U dorëzua në dialog, pa kushte.

U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën.

Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.

U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpunëtoret.

U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative.

U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.

U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.

U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi.

U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në  Mjekësinë Ligjore.

Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit.

Asnjë zotim, premtim i përmbushur.

Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.