Haxhiu: Krimi në IML është shumë i madh, me shpejtësi ta themelojmë komisionin hetimor

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu u është përgjigjur kritikave të opozitës, sa i përket zjarrvënies në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Haxhiu tha se komisioni hetimor I cili u kërkua dhe nga opozita, duhet të themelohet sa më shpejtë. Pasi që sipas saj ndonëse ka pasur përpjekje maksimale që të kthehet besimi i qytetarëve në IML , duket që krimi është shumë i madh.
“Zjarri në IML para dy ditëve , ndoshta janë të rralla situatat kur hetrimet preliminare theksojnë se ka pasur defekt në sistemin elektrik. Unë mund të pajtohem me ata që duket pak e besueshme. Ndonëse për këtë kanë folur ekspertet e çështjes. Edhe unë ndoshta si ju nuk mund të besoj në këtë. Ehe pse sepse jo rrallë herë ka pasur situatat kur IML është përballur me skandale të shumta ndër vite. Është folur qysh vrasjet janë bërë vetvrasje, janë zhdukur provat. Mënyra si është ndërtuar objekti ka qenë e gabuar. Prandaj të dashur deputet dhe kur nuk po funksionon siç duhet sistemi I drejtësia, sepse ju e dini se dhe në rastin e mostrave të Astrit Dehari ende asnjë person nuk është i dyshuar. Edhe përkuder faktit se vetëm katër persona, kanë pasur çasje në vendin ku ruheshin mostrat. Në këto rrethana iu kërkojë me shpejtësi dhe me pa asnjë vonesë ta themeloni komisionin hetimor, sepse kështu mund t’i ndihmoni Kosovës dhe IML që veprimet që kanë ndodhur deri tani të adresohen. Dhe nuk po shoh institucion tjetër që mund ta bëjë tani për tani më mirë. Prandaj unë kam pasur komunikmim me kryetarin e kuvendit dhe shefen e GP Mimoza Kusari-Lila, sepse ndonëse ka pasur përpjekje maksimale që ta kthejmë besimin e qytetarëve në IML , duket që krimi është shumë i madh. Kërkoj mbështetjen tuaj ta themelojmë komisionin hetimor për ato që kanë nodhur ndër vite e të cilat janë përfolur”, tha ajo.