Haxhiu: Kurti, i vetemëruar “ministër” i Shëndetësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar sot kryeminstrin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit.
Ai ka thënë se kryeministri nuk është akoma në gjendje që të përgjigjet për keqpërdorimet dhe keqmenaxhet ne sektorin e shëndetësisë.
Në Facebook-un zyrtar të tij, Haxhiu ndau dhe pjesë nga fjalimi në seancën plenare.
“Albin Kurti nuk është në gjendje të përgjigjet për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në sektorin e shëndetësisë as si i vetë emëruar “ministër” i MSh-së” shkroi Haxhiu.