75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Kurti me flamur të bardhë, po dorëzohet para Serbisë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind ndaj Serbisë ka thënë se kryeministri, Albin Kurti me flamur të bardhë në dorë po i hap dyert pushtimit ekonomik Serbisë në Kosovë, e në të ardhmen sipas saj edhe pushtimin politik.

Në emër të partisë, deputetja i bëri një mori pyetjesh shefit të ekzekutivit, duke e vlerësuar pretendimet e tij për largim të taksës si të dëmshme.

“Sot këtë krenari po tenton të marrë kryeministri Kurti me të vetmin qëllim shkuarjen në dialog me Serbinë duarthatë…Në dorë me flamurin e bardhë, po i hap duart pushtimit ekonomik nga Serbia, ndoshta nesër edhe pushtimit politik”, tha ajo.

Deputetja Haxhiu tha se taksa 100 përqind nuk është vendosur për teke e as inate, por për shkak të barriera ve dhe bllokadave që i bënte Serbia karshi Kosovës.

“Taksa është vendosur pas sjelljes armiqësorë të Serbisë, ndërhyrje të rendit kushtetues, barriera të shumta dhe pengimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pse po dorëzohesh para fillimit”, tha ai. Ajo edhe dënoi arrestimin e të rinjve të AAK-së para pak minuta më herët para qeverisë se Kosovës në një aksion simbolik./