12:35 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Haxhiu lavdëron Kurtin për marrëveshjen e Ohrit, PSD le të vazhdojë me protesta!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu konsideron se Kosova asnjëherë s’ka pas përfaqësim më të mirë sikurse me Qeverinë Kurti.

Në një konferencë për media, ajo është pyetur edhe rreth marrëveshjes së Ohrit, konkretisht formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan Indeksonline

“Ne konsiderojmë se asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim me dinjitoz te Republikës së Kosovës, kryeministri ka bërë zgjedhjen e duhur. Nuk konsiderojmë qe po cenohen ineresat e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh ajo.

Ndërsa, e pyetur rreth protestës së sotme të PSD-së, ajo ka thënë shkurtë: “Ata që e konsiderojnë këtë gjë të gabuar, le të vazhdojnë”. /Indeksonline/