Haxhiu: LVV me drogë paska mendu me bashku klanin e mafiozëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se po vjen era “shtet mafioz”,pasi një asambleist i VV-së u kap me dorgë në Tiranë.
Haxhiu, përmes një reagimi në facebook, ka shtuar se qëllimi i partisë në pushtet ka qenë jo vetëm kontrollimi i stacionit të autobusëve, por edhe i transportit të drogës përmes tyre, pasi i njëjti asambleist ka pozitë në këtë ndërmarrje.
“Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e mafiozave” ka thënë mes të tjerash Haxhiu.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë.
Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.
Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës.
Era “SHTET” mafioz.
Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e mafiozave.
LVV ➡️Zdravo ➡️hajni ➡️ drogagji ➡️ mashtrues e faqezinj.