22:03 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

Haxhiu me deputeten Metaj kalojnë pasditen në kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave në Ferizaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me deputeten Shqipe Metaj kaluan pasditen në Ferizaj, në kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave “Ëmbëlsia”.

Ato u pritën nga zonja Nazlie, që menaxhon punën e më shumë se 30 grave të punësuara në këtë kompani.

Shkrimi i plotë:

 Pasdite në Ferizaj

 Sot, vizituam kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave “Ëmbëlsia”, në Ferizaj.

U pritëm nga zonja Nazlie, që menaxhon punën e më shumë se 30 grave të punësuara në këtë kompani.

U njoftuam me gatimet që bëjnë, kushtet e punës dhe provuam ëmbëlsirat e gatuara nga duart e tyre të arta.