75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Haxhiu: Me PDK në Qeveri, kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot ishte në takim me qytetarët në Vinarc të Mitrovicës ku më pas shkoi edhe në disa lagje të veriut, teksa tha se atje është rikthyer jeta pas investimeve që ka bërë PDK.

Ai tha se me partinë e tij në qeveri, kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31 dhe do të vazhdojnë investimet deri në Jarinje dhe Bërnjak.

Haxhiu po ashtu tha se ka mbështetje të madhe ndaj PDK-së dhe ky mobilizim vije për udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Postimi i plotë:

Sot pas takimit me qytetarët në Vinarc të Mitrovicës, vazhdova për në fshatin Vidimriç dhe në lagjet e veriut në të cilat është rikthyer jeta pas vitit 2008 pas investimeve që Partia Demokratike i ka bërë në këtë pjesë.

Me PDK-në në Qeveri kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31 dhe do të vazhdojmë investimet deri në Jarinje dhe Bërnjak. Programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën më veriore të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet shpresa e vetme për Rimëkëmbjen e shtetit.

Qytetarët duke e parë joseriozitetin e qeverive të fundit po kërkojnë që të kthehet PDK fuqishëm e të vazhdojë punën në realizimin e projekteve te mëdha.

Ky mobilizim është mbështetje për udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimëkëmbje