75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Haxhiu mesazh rinisë së Skënderajt: Kush është me UÇK, ta votojnë PDK

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot ishte në takim me rininë e Skënderajt ku thotë se ajo është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të ndodhë me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu Haxhiu u dha edhe një mesazh rinisë në Skënderaj. “Kush është me UÇK, ta votojnë PDK”, tha ai.

“Rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sot në Skënderaj takimi me rininë e kësaj treve ishte një nga takimet me domëthënës dhe vizionar për proceset që e presin Kosovën. Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen vlerave të UÇK-së. Zhvillimi i infrastrukturës në Drenicë dhe në Kosovë ka ndodhur me qeverisjen e PDK-së, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të ndodhë me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Mesazhi i rinisë sot në Skënderaj ishte kush është me UÇK, ta votojnë PDK. #PDK 134 #EnverHoxhaj 1 #BekimHaxhiu 109 #Rimekembje