75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Haxhiu mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vettingun: Do ta bëjmë reformën e thellë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për amendamentet për procesin e Vettingut.

“Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.

Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka thënë se ka shumë punë përpara, duke shtuar se janë të përcaktuar për ta kaluar cdo sfidë.

“Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”.

Postimi i plotë:

Sot, pranuam Njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.

Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.

Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi.