75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Haxhiu: Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu sot ka qenë në tubimin zgjedhor që është mbajtur në qytetin e Mitrovicës.

Përmes një postimi, Haxhiu u shprehë se Mitrovica është qyteti ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.Faleminderit anëtarësisë, simpatizantëve e dashamirëve të PDK-së për organizimin e fushatës mobilizuese por edhe punës në teren për ta përçuar mesazhin e Rimëkëmbjes.