75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haxhiu nënshkruan peticionin, sheh “vullnet të madh të qytetarëve për zgjedhje”

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu derisa e njëjta ka thënë se peticionin e ka nënshkruar gjatë një vizite që pati në Besianë.

“Sot nënshkrova peticionin #duamzgjedhje në Besianë. Atje u takuam me shumë qytetarë të cilët shprehën vullnetin e madh të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për ndëshkim të atyre që përmbysen zërin e tyre të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haxhiu.