Haxhiu nënshkruan vendimin, pas 10 ditësh fillojnë punën noterët e ri

88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit më 7 Prill 2025.
Ky është vendim i nënshkruar sot nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025.
E falenderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi” shkruan Haxhiu në njoftim./Indeksonline/