Haxhiu: Nëse nuk ka vullnet për konstituim të kuvendit, jemi të gatshëm të disktojmë me partitë politike për datën e zgjedhjeve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu pas dështimit që të zgjidhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se e vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që nuk ka vullnet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Besoj që është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. VV tashmë e ka bërë të qartë qendrimin e saj. Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha Haxhiu.
Ndërsa tha se është e rëndësishme që partitë opozitare të reflektojnë, pasi që kushtetuta i jep vetëm VV-së të drejtën si parti fituese, që ta bëjë propozimin për kryetar të kuvendit.
“Rregullorja, kushtetuta parasheh që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e kuvendit. Por njësoj vlejnë dhe për nënkryetarët e Kuvendit. Sipas kësaj logjike i bie se nësa ata refuzojnë propozimine e VV-së, atëherë ku do t’i marin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin. Është e rëndësishme që të reflektojnë, sepse kushtetuta, aktgjykimi i jep të drejtën vetëm VV-së si fituese e zgjedhjeve që të bëjë porpozimin për kryetar të Kuvendit”, tha ajo./Indeksonline/