Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civilë të paarmatosur, trupat e tyre u dërguan në Rashkë për t’u fshehur krimi
U.d. e presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër.
Ajo, tha se në këtë vend u vranë 24 civilë të paarmatosur me bomba dore.
“Trupat e tyre përveç se u sulmuan me bomba dore dhe armë automatike u dogjën, u dogjën disa herë me qëllim që të fshehin krimin. U vranë 24 civilë të paarmatosur dhe pasi u vranë trupat e tyre u dërguan në Rashkë të Serbisë për t’u fshehur krimi….Si institucione jemi angazhuar që të shtojmë edhe kapacitete edhe në polici edhe në Prokurori Speciale kemi miratuar Institutin e Krimeve të Luftës që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi pranë familjeve në këto kohë të vështira…! Dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 vjetëve”, ka thënë ajo.

