75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Nuk u ftova në takimin e presidentit me krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me mospjesëmarrjen e saj në takim, në një përgjigjie Ministrja Haxhiu dha verzionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri.

”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.

Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.

Për ftesën nëse i është dërguar apo jo Ministres në Drejtësi, Presidenca nuk është deklaruar.