75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / MSH

Haxhiu: Opozita do që t’i lëshojmë pe Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ajo ka thënë se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe legjitime, teksa shton se qëndrimet e opozitës janë për keqardhje dhe të turpshme.

Sipas Haxhiut, opozita do që Qeveria t’i lëshojë pe Serbisë, dhe të përmbushen apetitet e Vuçiqit.

Ky është reagimi i plotë i ministres së Drejtësisë:

Vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme. Qëllimi i tyre është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial prandaj edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre.

Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti.