75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / L K

Haxhiu: Osmani nuk “guxon” me i bësu jetën mjekëve të sektorit publik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iu ka kundërpërgjigjur presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit i është nënshtruar një intervenimi në klinikë private.

Haxhiu shkroi se është hera e dytë që Presidentja tregon mos besim ndaj mjekëve të sektorit publik.

Ai e akuzoi Osmanin për marketing politik për vizitat e saja në SHSKUK.

Postimi i plotë:

“Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës ,nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.

Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.

Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.

Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!

Shërim të shpejtë, Vjosë!

Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK”, shkroi Haxhiu.