13:05 / E Enjte, 26 Janar 2023 / S Z

Haxhiu për dorëheqjen e drejtoreshës së SHSKUK-së: Është viktimë e klaneve dhe grupeve të interesit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh dhe anëtarë i Komisionit për Shëndetësi Bekim Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen  e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi. Haxhiu ka thënë se Zejnullahu-Raçi, është viktima e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

Reagimi i plotë i Haxhiut:.

Çka po ndodh me shëndetësinë?

Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë.

Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë.

Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit

Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjejnë qetësi.

Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm!!!