75 Mall Live Search
23:12 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Haxhiu për dorëheqjen e Liburn Aliut: S’mendoj se Dimal Basha është arsyeja, nuk e di a është larguar nga Vetëvendosja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen nga Qeveria të Liburn Aliut.

Ajo në Kanal 10, ka thënë se nuk beson që zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit është arsyeja pse Aliu është larguar.

Por, Haxhiu tha se nuk dinë shkaqe tjera pse Aliu e ka bërë këtë.

Ajo ka thënë se e vlerëson rolin e Liburn Aliut në Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se “nuk e di nëse është larguar nga LVV”, ndonëse ai publikoi dorëheqjen si ministër.

“Liburni është një nga themeluesit e VV-së, është shumë më herët se unë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, rrjedhimisht çështja është se nuk mund të them që e kam pritur mirë një reagim të tillë, por e vlerësoj kontributin e tij”.

“Ajo çfarë duhet të shtoj është se nuk mendoj që duhet të jetë Dimal Basha si arsyje për t’u tërhequr nga Qeveria. Nuk e di, do ishte mirë që Liburni me fol vet për të, nuk di për arsyje tjetër”.

“Nuk ka qenë momentum i duhur në këtë moment e as arsyeja”, ka thënë Haxhiu.