75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / C E

Haxhiu për marrëveshjen me Danimarkën: E kemi të drejtën të refuzojmë ndonjë të burgosur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova e ka të drejtën të refuzojë ndonjë të burgosur nga Danimarka.

Duke raportuar për marrëveshjen për qelitë me Danimarkën, ajo tha se të burgosurit që kanë vepër për pedofili ose ndonjë vepër sensitive, do të refuzohet.

“Kosova e ka të drejtën e refuzimit për ndonjë të burgosur, kur marrim njoftimin që i burgosi nëse shohim që ai ka ndonjë vepër për pedofili ose për ndonjë vepër tjetër më sensitive dhe Kosova parasheh dënim më të madh, ne mund ta refuzojmë të burgosurin të vijë ta vuajë dënimin. Personat janë me rrezikshmëri të mesme, dhe çështja e të paraburgosurve që nisen në qendra tjera besoj që do të mund ta bëjmë një zgjidhje që familjarët të mos kenë vështirësi për t’i vizituar ata”, tha Haxhiu.

Më tej, ministrja njoftoi se drejtori i qendrës dhe stafi menaxhues do të jetë danez.

“Drejtori i qendrës do të jetë danez, oficerët korrektues do të jenë nga Kosova. Kemi problem sa i përket gjuhës, jemi duke adresuar sepse secili prej tyre ka të drejtën ta ketë mundësinë në gjuhën që ai njeh, përmes përkthyesve ose ata që njohin gjuhën angleze, jemi duke punuar për detaje të cilat ende si kemi definuar”, tha ajo.