75 Mall Live Search
11:05 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / k.v

Haxhiu për miratimin e “Strategjisë për drejtësi transicionale”: Kostoja prej 15 milionë eurosh, hap i madh dhe pozitiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën organizoi tryezë me donatorë për “Strategjinë për drejtësi transicionale”, ku u tha se do të ketë një gjithpërfshirje të trajtimit të rasteve për të gjitha krimet e kryera.

Ministrja Haxhiu, tha se miratimi i kësaj strategjie, ka qenë prioritet për qeverinë që nga marrja e mandatit.

“Qeveria e ka miratuar strategjinë për drejtësinë transicionalee, që nga marrja e mandatit ballafaqimin më të kaluarën e kemi bërë prioritet”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, shtoi se ky dokument ka marrë shumë kohë për t’u realizuar dhe pas 23 vjetëve, Kosova ka miratuar tashmë këtë dokument.

“Pas 23 vjetëve, Kosova ka krijuar tashmë institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, stafi tash ka nis të rekrutohet”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja, deklaroi se ka ende mungesë të stafit për të trajtuar krimet e luftëa në departamentin e Prokurorisë Themelore.

“Përmes ndryshimeve në kodin e procedurës penale, si shtet kemi qenë të detyruar të mundësojmë gjykimin në mungesë, kemi shtuar kapacitetet për departamentin që merret me krimet e luftës, numri është ende i vogël për të shqyrtuar dokumentet për krime lufte”, tha Haxhiu.

Prezantimi i Planit të veprimit të strategjisë për drejtësinë transicionale, Baki Svirca, udhëheqës i divizionit nga MD-ja, tha se në këtë strategji përfshihen, katër parime të plan zbatimit, e që për këtë plan janë ndarë 15 milionë euro për tre vjet.

Strategjia është fokusuar në katër parime, e plani i veprimit për tre vjet është 15 milionë euro.

Strategjia e parë ka të bëjë me objektivin strategjik që do realizohet përmes 25 aktiviteteve me kosto 7 milionë euro për tre vjet.

Strategjia e dytë, është e drejta për qasje në drejtësi për 20 aktivitete, me kosto 721 mijë euro për tre vjet.

Strategjia e tretë, është pjesa e rekreacioneve, ku përfshihen 27 aktivitete me kosto 5 milionë euro.

Strategjia e katër, ka të bëjë me objektivin strategjik për garantim, që përfshihen 40 aktivitete me kosto 1 milion euro.

Svirca, tha se kosto do të variojë në bazë të zbatimit të planit për tri vite.

“Plani i Veprimit është tri vjet. Strategjia ka synuar të vendosë dialog për të kaluarën përmes drejtësisë restauruese, mbështetjen për të gjitha viktimat. Fokusi ka qenë gjithpërfshirja”, tha ai.

Haxhiu u pyet nëse në këtë strategji do të përfshihen edhe rastet që dënohen nga Gjykata Speciale.

“Ky takim nuk është për tu diskutuar për përmbajtjen e strategjisë, procesi i hartimit ka qenë koheziv. Nuk ka përjashtime, ne historinë nuk mund ta ndryshojmë duhet të jetë e qartë. Për kompensimin sa i përket rastit të Salih Mustafës, qëndrimi jonë është publik”.