75 Mall Live Search
23:47 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / MSH

Haxhiu për rastin Dehari: Verifikimin e mostrave tash po e bëjmë me polici, këtu e kanë pru punën

Ministrja Albulena Haxhiu thotë se tashmë verifikimin e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore po e bëjnë me Polici të Kosovës.

Haxhiu në emisionin “dPt te Fidani” në T7 tha se kjo gjë po ndodhë, pasi që më nuk kanë besim në punën e Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Jemi tu e verifiku çdo mostër me Polici, sepse nuk po ju besojmë. Këtu e kanë pru punën, me punu me polici.

Ka një grup që refuzon ndryshimet në Institut. Ata refuzojnë me u zbatu rregullorja e brendshme e Institutit. Ata nuk duan që të kenë reforma” u shpreh ministrja e Drejtësisë.