75 Mall Live Search
12:15 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Haxhiu për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj: Kjo duhet të shërbej si alarm që të mobilizojë institucionet e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, e cila nga dy persona e të cilët po dyshohen për vrasjen e saj u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt.

Ajo ka thënë se dhuna e këtyre përmasave është alarm dhe duhet të mobilizoj të gjitha institucionet e drejtësisë që këto raste të trajtohen me prioritet dhe seriozitet maksimal, derisa dhunuesit sic ka thënë ajo duhet të vihen përball drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se ky fenomen duhet të luftohet pareshtur dhe se dhuna nuk mund të normalizohet, si rrjedhojë duhet të dënohet ashpër.

Postimi i plotë i saj: