Haxhiu për Thaçin: Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu..

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi bëri paralajmërimi që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë.
Ajo tutje ka thënë se Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu, i cili sipas saj është në gjendje të bëj çdo gjë për hir të vetvetes!
Ky është postimi i saj:
Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës. Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes!
Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve.
400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari.