14:48 / E Martë, 02 Mars 2021 / B O

Haxhiu për vendosjen e ambasadës në Jerusalem: Nuk mund të prishemi me Turqinë e BE-në

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE-në, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëson e ka përshëndetur njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.

“Duke e njohur linjën e z. Kurti, i cili në vazhdimësi është pyetur për njohjen e Izraelit, edhe në kohën kur është nënshkruar ky dokument nga Avdullah Hoti, ne kemi thënë se është e vetmja pikë, pika e fundit, që ka qenë njohja nga Izraeli. Për ne është shumë e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin”, deklaroi Haxhiu në ‘dPt’ te Fidani në T7.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë pa dyshim që të prishemi me Turqinë e BE-në, por kjo do të thotë që duhet bashkërisht edhe me Administratën e re të SHBA-së, që të shohim në raport me këtë çështje, në mënyrë që të përmbyllet në favor të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.