75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / KV

Haxhiu përmend seancën e buxhetit ku nuk shkoi ish-opozita: Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi u pezullua “Trafiku Urban”, duke fajësuar ish-opozitën që nuk votuan buxhetin e 2026-ës, atë të Prishtinës dhe të RTK-së.

Ajo thotë se ky lloj i opozitarizmit nuk i bën mirë askujt dhe se nuk ka opozitarizëm në shpinën e qytetarëve.

“Kur i kërkuam dhe lutëm që të vinin në seancë për buxhetin 2026, buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK e tema të tilla. Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt, nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.