Haxhiu: Po e shkatërrojnë shtëpinë e madhe para se të ndërtojnë kasollen e tyre
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në njëfarë mënyrë grupi që po vazhdon sulmin nga brenda drejtë Lëvizjes, do të themelojë parti të re.
Sipas Haxhiut, qëllimi i tyre është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe për të ndërtuar kasollen e tyre të vogël, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Haxhiu vazhdon të jetë në Lëvizjen Vetëvendosje, duke qenë kështu pjesë e grupit që përkrah të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Përçarja në Vetëvendosje kohëve të fundit është bërë edhe më ashpër duke mos u kursyer kështu edhe deklaratat nga detajet më të vogla rreth gjithë ngjarjeve që kishin ndodhur brenda VV-së për një kohë të gjatë.
Postimi i plotë:
Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga brenda, është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël..