75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / S Z

Haxhiu pret në një takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, si edhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë kuvendi.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.

Kryetarja Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar”, thuhet në një njoftim për media.