75 Mall Live Search
13:17 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / LB

Haxhiu prezanton ndryshimet në Kodin Penal për dhunuesit seksual: Ndalim kandidimi, punësimi, penalizohet testimi i virgjërisë!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se me ndryshimet në Kodin Penal, dënimet plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje do të jenë: Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror.

Ndër të tjera, parashihet edhe marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive.

Krejt në fund, ajo ka shkruar se vepër e re penale nga sot: Penalizohet testimi i virgjërisë.