75 Mall Live Search
07:53 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / L K

Haxhiu pritet të dëshmoj sot në Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dëshmojë sot para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu kishte njoftuar dy javë më parë që ishte ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar duke thënë që kjo kishte ardhur bazuar në një postim në përvjetorin e vdekjes së aktivistit.

Prokurori i Shtetit, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga Haxhiu që të japë dëshminë e saj në lidhje me këtë çështje.