75 Mall Live Search
15:23 / E Hënë, 16 Mars 2026 / Z S

Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj, biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.

Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës./Indeksonline/