75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / MSH

Haxhiu: Procedohet në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton se është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Haxhiu tha se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo.