Haxhiu publikon emrat e dy grupeve punuese që do shqyrtojnë tarifat e noterëve dhe përmbaruesve

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka caktuar dy grupe punuese me qëllim të rishqyrtimit të tarifave të përmbarueseve privat dhe noterëve, transmeton IndeksOnline.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimin në facebook, ku dhe ka paraqitur emrat e personave që do të jenë pjesë e këtyre grupeve.
Haxhiu ka thënë se kjo po bëhet pas ankesave të shumta që kanë ardhur nga ana e qytetarëve për këto tarifa.
Më poshtë i gjeni dokumentet e plota.