75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / S Z

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

Albulena Haxhiu ka reaguar pasi ia ka dorëzuar detyrën zv/ministrit Blerim Sallahu. Ajo ka publikuar fotografi nga takimi lamtumirës me stafin e Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se ka qenë një udhëtim jo gjithmonë i lehtë.

“Në takimin lamtumirës me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, pata rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej tyre. Ka qenë një udhëtim që nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. Ka pasur ditë me orë të gjata pune, vendimmarrje të vështira dhe sfida që kërkonin guxim për të përballuar rezistencën ndaj ndryshimit. Por në çdo hap të kësaj rruge, tek stafi politik dhe ai  civil kam parë jo vetëm profesionalizëm, por edhe përkushtim, kurajo dhe besim të palëkundur se e mira publike duhet të qëndrojë mbi gjithçka.”

“I falënderova nga zemra për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku. I inkurajova që të vazhdojnë ta ruajnë frymën e bashkëpunimit, përgjegjësinë dhe integritetin, sepse drejtësia nuk është një projekt katërvjeçar por është një mision i përhershëm që kërkon përkushtimin e secilit prej nesh. Faleminderit për respektin, për punën tuaj dhe për mbështetjen e pakushtëzuar gjatë gjithë këtyre viteve.”