12:39 / E Premte, 05 Janar 2024 / S Z

Haxhiu: Sanduloviqi u rrah, sepse e pranon të vërtetën për Kosovën, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.

Haxhiu në një status në rrejton social X ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

Sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.