75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Z S

Haxhiu: S’ka pasur dakordim që Limaj të jetë kryetar i Kuvendit

Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk mori votat për t’u bërë kryetare, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus ka thënë se askund nuk ka pasur dakordim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMËS që Fatmir Limaj të jetë kandidat, përkatësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës si i nominuar nga partia më e madhe.

“Oferta jonë ka qenë ofertë gjeneroze, por nuk mund të them më tepër sepse e respektoj qëndrimin e kryeministrit Kurti, sepse mendoj që vetëm ai, meqë ai e ka propozuar ofertën tek z. Limaj, ta bëjë publike se çka ka nënkuptuar kjo ofertë.”

“Por, ajo që unë mund të them është që nuk ka qenë këtu kandidati për kryetar të Kuvendit, pra pozicioni për kryetar të Kuvendit, por e kemi parë si partner në qeverisje.”

“Asnjëherë nuk ka pasur dakordim mes partisë tonë, Vetëvendosje, dhe partisë NISMA që kryetari i Kuvendit t’i takojë z. Limaj”, ka thënë ajo.