Haxhiu: S’ka pasur përplasje midis meje dhe deputetit Xhavit Uka

Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj seance u raportua se dy deputetë, ai i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe i LDK-së, Xhavit Ukaj kanë pasur një përplasje, transmeton Indeksonline.
Por, këtë e ka mohuar përmes një postimi të bërë në Facebook, deputeti Haxhiu, derisa ka dhënë edhe detaje se çfarë ka ndodhur.
“Nuk ka pas asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z.Xhavit Uka po e kërkonte listën për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Hotit.
Për befasi LVV-ja edhe pse e ka inicuar mocionin për rrëzim të Qeverisë nuk ia ofroi deputeti z.Xhavit Ukaj mundësinë që ta nënshkruante atë”, shkruan ai./Indeksonline