75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / S Z

Haxhiu: Skandal, me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me lajmin se me buxhetin e Kosovës janë blerë papuçe për Spitalin e Mitrovicës, papuçe këto të cilat janë prodhim i Serbisë. Për Haxhiun ky është dhe një skandal tjetër, në vazhdën e skandaleve të kësaj Qeverie.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi. Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë. Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.

Domosdoshmërisht shtrohet pyetja përse këto pajisje nuk janë blerë në Kosovë, konkretisht në “Solid” të Suharekës, por në Serbi?!

Qeveritarët e sotëm sa ishin në opozitë i rrokullisnin kamionët me produkte serbe, ndërsa tani i blejnë ato nga buxheti i Kosovës.

Çfarë hipokrizie!

Mbi këtë kauzë fituan votë këta qeveritarë e që po del të ketë qenë farse dhe fallce, mashtrimi i radhës.