17:12 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / LB

Haxhiu: Sot janë gjetur tre trupa të personave të zhdukur nga lufta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.

Sipas saj, pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.