Haxhiu: Takimi i thirrur nga presidenti është antikushtetues

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, në takimin e thirrur nga Presidenti, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti nuk ka të drejtë t’i thërras partitë politike në takim duke e anashkaluar lëvizjen Vetëvendosje, raporton IndeksOnline.
Ajo tha se me veprimin e sotëm, presidenti ka shkelur kushtetutën dhe se e ka ftuar atë që në muajt e fundit si president të qëndrojë larg këtyre veprimeve.
Haxhiu tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, menjëherë pasi të kalohet situata nga epidemia COVID-19.
Takimin e thirrur nga presidenti e ka quajtur takim antikushtetues./IndeksOnline/