21:13 / E Martë, 04 Qershor 2024 / MSH

Haxhiu takohet me nënën e Erona Coklit, që u vra nga ish-bashkëshorti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vizituar nënën e të ndjerës Erona Colki, e cila u vra në prill në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, vrasje për të cilën po akuzohet ish-burri i saj.

“Pasdite në vizitë tek zonja Melihate, nëna e të ndjerës Erona Cokli. Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria”, shkroi Haxhiu.

“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, shtoi ajo në Facebook.

Ministrja tha se ky nuk ishte takimi i parë me nënën e Eronës, dhe se u dakorduan të mos jetë as i fundit.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Pasdite në vizitë tek zonja Melihate, nëna e të ndjerës Erona Cokli

Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria.

Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe.

Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës.

Me Melin ky nuk ishte takimi i parë dhe u dakorduam që të mos jetë as i fundit.