75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Haxhiu: Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen, shkruan IndeksOnline.

Haxhiu ka thënë se kjo votë është për Albin Kurtin dhe është kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet.

“Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes…, vazhdoni me numrin 1”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët e tjerë.

Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë.

Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ-në e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet këtë herë me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin, sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes…, vazhdoni me numrin 1!

#LVV127

#krejtdhedrejt

#QeveriaKurti